MENU
klinika

Kalimi tek United

Cavani, pagë rekord për një lojtar të lirë

30.10.2020 - 14:09

Manchester United ka firmosur kontratë dy vjeçare me futbollistin e lirë 33-vjeçar Edinson Cavani. Sulmuesi uruguajan do tw luajw pwr Djajtw e kuq deri në vitin 2022 për një pagë prej rreth 210,000 paund në javë.

Cavani bëhet kështu lojtari më i paguar në botë duke qenë futbollist i lirë në moshën 33 vjeçare. Kurrë më parë një lojtar i lirë nuk ka përfituar 12 milionë paund rrogë vjetore, aq sa do të marrë Cavani te Manchester United.

Kjo ishte edhe arsyeja pse shumë nga skuadrat e tjera të njohura hoqën dorën nga uruguajani, pasi rreth 14 milionë euro në vit për një futbollist në perëndim e sipër është e papërballueshme, sidomos për Benfikën, e cila u duk se ra dakord gjatë shtatorit.

Por një klub si Manchester United, me financa të mëdha, guxoi dhe tashmë pas Palermos, Napolit dhe PSG, Cavanin do ta shohim edhe bluzën e djajve të kuq. PSG nuk ia rinovoi kontratën Cavanit për të mbajtur Icardin dhe ky veprim acaroi tifozët parizienë, pasi uruguaiani ishte kthyer në një idhull për ta, teksa shënoi 200 gola në 301 paraqitje.

United u përpoq më parë të nënshkruante Cavanin kur trajner ishte David Moyes në vitin 2014. Më mirë vonë se sa kurrë, pritet që Cavani t’i japë një tjetër impakt ofensivës së Djajve të Kuq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN