MENU
klinika

"Kjo është mënyra se si shtetet serioze..."

Çështja e Detit në Hagë, kryeministri grek reagon për herë të parë

22.10.2020 - 15:15

Kryeministri grek Kiriakos Micotakis reagoipër herë të parë për vendimin për të çuar cështjen e kufirit detar me Shqipërinë në Hagë. Ai u shpreh se kjo ishte mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. Përgjigja ishte një mesazh referuar konfliktit me Turqinë, që është më i tensionuar se kurrë.

“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” tha ai.

Dy ditë më parë gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Edi Rama dhe Nikos Dendias zyrtarizuan vendimin për të dërguar cështjen e kufirit në Hagë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensione Greqi-Turqi/ Deklarata e Erdogan

“Do të kryejmë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor”

"Çdo manovër diplomatike që po bëhet për t’i mbyllur rrugën Turqisë..."

“Problemi” turk në Mesdhe (që çon veçse në luftë)