MENU
klinika

Nga BBC

Çështja e Tajvanit/ Sfida e presidentit të ardhshëm të SHBA

28.10.2020 - 08:38

A po përgatitet Kina për të pushtuar Tajvanin? 

Është një pyetje që diskutohet me intensitet në shumë forume të Kinës. Dhe një çështje që duhet të jetë një nga shqetësimet kryesore gjeopolitike për presidentin e ardhshëm të SHBA.

Situata u komplikua më tepër më 13 tetor kur Presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi një bazë ushtarake në Marp Corp të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA) në provincën jugore Guangdong dhe u tha marinsave atje “të përgatiten për luftë”.

Si përgjigje, disa gazeta bënë tituj që supozojnë një luftë të afërt mes Kinës dhe Tajvanit.

Sigurisht që nuk është kështu. Por ka arsye të mira për urgjencën me të cilën ekspertët e Kinës po diskutojnë tani për të ardhmen e Tajvanit.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë konfliktuar midis tyre prej kohësh për Tajvanin. Pekini këmbëngul se ishulli me 23 milion banorë është “territori i paprekshëm” i Kinës.

Uashingtoni thotë se çdo gjë mes tyre duhet të bëhet në mënyrë paqësore.

Për dekada, ngërçi ka vazhduar. Deri tani.

Ka disa arsye që status quo-ja nuk duket më e qëndrueshme. I pari është Xi Jinping.

“Xi Jinping e do Tajvanin”, thotë profesori Steve Tsang, drejtor i Institutit Kinez në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane të Londrës. “Dhe Xi Jinping dëshiron ta marrë Tajvanin përpara se ai t’ia dorëzojë pushtetin kujtdo që vjen më pas.”

Oriana Skylar Mastro, një analiste ushtarak e Kinës në Universitetin Stanford, thotë se këmbana e alarmit ndaj Tajvanit erdhi kur Xi Jinping detyroi heqjen e limitit të mandatit presidencial në 2018, duke e bërë veten në të vërtetë president përgjithmonë.

“Papritmas gjithçka që ai tha për Tajvanin mori një kuptim krejt tjetër”, thotë ajo. “Afati kohor kur ai tha se donte që kjo çështje të zgjidhej tani është e lidhur me legjitimitetin e tij si udhëheqës dhe mandatin e tij si një udhëheqës.”

Prof Tsang thotë se Xi Jinping e sheh veten si një figurë të shkëlqyer historike, me një mision për të përfunduar atë që liderët kryesorë të mëparshëm të Kinës, përfshirë vetë Mao, nuk mundën.

“Deng Xiaoping nuk mundi ta merrte Tajvanin,” shpjegon ai. “Edhe Kryetari Mao nuk mundi ta merrte Tajvanin. Dhe nëse Xi Jinping merr Tajvanin, (ai) është më i madh jo vetëm se Deng Xiaoping, por Mao Ce Dun.”Xi Jinping ka deklaruar publikisht se ribashkimi i Tajvanit është një “kërkesë e pashmangshme për rinovimin e madh të popullit kinez”. Afati i përfundimit të synimit të tij për “rinovimin e madh” është 2049, 100 vjetori i revolucionit komunist. Kjo është gati 30 vjet larg. Por ka arsye për të menduar se Xi po nxiton.

Fuqia ushtarake në rritje e Kinës

E para është që Kina së shpejti mund të ketë aftësinë ushtarake për të mposhtur Shtetet e Bashkuara në një luftë mbi Tajvanin.

“Për 20 vitet e fundit, pyetja kryesore që shumica e njerëzve bëjnë është, a do të mbrojnë Shtetet e Bashkuara aleatët dhe partnerët e tyre?” thotë Mastro. “Ishte një çështje vendosmërie. A do të vijnë Shtetet e Bashkuara në ndihmë të Tajvanit? Por ndërsa ushtria kineze bëhet më e avancuar, pyetja është transformuar në, a munden ata?”

Transformimi i ushtrisë së Kinës nga një “Ushtri Popullore” e teknologjisë së ulët në një ushtri moderne të teknologjisë së lartë, ka ndodhur shumë më shpejt sesa shumë kishin parashikuar.

Midis mjeteve të njohura të tankeve, artilerisë dhe raketahedhësve ishin disa sisteme të reja mjaft të sofistikuara armësh, duke përfshirë avionë dhe dronë, dhe të ashtuquajturat “automjete hipersonike”.

Përkthyer dhe përshtatur nga: bbc/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN