MENU
klinika

Një e tillë u dërgua edhe në gusht

SHBA zemëron Kinën/ Dërgon luftanije në Ngushticën e Tajvanit

15.10.2020 - 15:48

Luftanija, USS Barry lundroi dje përmes ngushticës së Tajvanit ndërsa flota amerikane njoftoi se ishte “thjesht një tranzit rutinë”.

Kina tha sot se Shtetet e Bashkuara po minojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit pasi një luftanije e Marinës Amerikane lundroi përmes ujërave ku ka një përshkallëzim të tensioneve mes Pekinit dhe Taipeit.

Zhang Chunhui, zëdhënës i Kinës, tha në një deklaratë se ushtria kineze ndoqi dhe monitoroi USS Barry ndërsa luftanija lundronte nëpër ngushticë dje.

Zhang akuzoi SHBA-në për dërgimin e sinjaleve me tendencë shpërqëndrimin e njerëzve në Tajvan, raportuan mediat shtetërore.

Kina e konsideron Tajvanin, një ishull që vetë-qeveriset dhe një nga demokracitë më dinamike të rajonit, pjesë e territorit të saj dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për të arritur qëllimet e veta në të.

Është bërë gjithnjë e më e qartë që nga zgjedhja e Presidentes Tsai Ing-wen në 2016-ën madje edhe javët e fundit janë zhvilluar një seri fluturimesh nga pala kineze rreth ishullit, duke nxitur kështu Tajvanin të konsiderojë forcat e tij ajrore.

“Kalimi i anijes në ngushticën e Tajvanit flet për angazhimin e SHBA-së për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur,” tha Flota e Paqësorit së SH.B.A. në një deklaratë.

Flota Amerikane do të vazhdojë të lundrojë, dhe të veprojë kudo që e lejon e drejta ndërkombëtare.”

Ndërsa SH.B.A.-ja nuk ka lidhje zyrtare me Tajvanin ajo është e detyruar me ligj të mbrojë ishullin.

Pekini ka akuzuar Uashingtonin dhe Taipein për “bashkëpunim” ndaj ishullit që ka shpallur pavarësinë zyrtare.

Shitja e armëve

Shtëpia e Bardhë ka treguar se dëshiron të shesë pajisje të sofistikuara ushtarake, duke përfshirë dronë MQ-9 dhe një sistem raketash mbrojtëse bregdetare, në Tajvan, ndërsa Tsai ka thënë se ishulli dëshiron të modernizojë ushtrinë e tij dhe të përmirësojë kapacitetin e tij për luftë asimetrike.

Zhang tha se SH.B.A. duhet të ndalojë veprimet provokuese në ngushticën e Tajvanit, duke shtuar se ushtria kineze do të mbrojë me vendosmëri integritetin territorial të vendit dhe do të ruajë paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se luftanija, USS Barry lundroi në drejtim verior përmes ngushticës dhe se forcat e saj gjithashtu e monitoruan anijen e luftës, duke shtuar se situata ishte “normale”.

Kujtojmë se ky është tranziti i 10-të i një anijeje detare amerikane këtë vit, ndërsa e fundit para anijes së djeshme kaloi në ngushticë më 31 gusht të këtij viti.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Aljazeera / F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrezik për një luftë të re të ftohtë

Të ndalet degradimi i marrëdhënieve Kinë-SHBA