MENU
klinika

Fati i Gazës në udhëkryq

Hamasi pranon armëpushimin, Izraeli nis “tekat”

07.05.2024 - 09:30

Sipas raportimeve, Izraeli është shprehur se Hamasi ka pranuar një version “të moderuar” të marrëveshjes, të propozuar nga Egjipti, i cili për ta është “i papranueshëm”!

Hamasi ka njoftuar se ka pranuar një propozim nga dyshja negociuese Egjipt-Katar për armëpushim. Hamasi lëshoi ​​një deklaratë të hënën duke thënë se lideri i saj suprem, Ismail Haniyeh, e kishte dhënë lajmin në një telefonatë me kryeministrin e Katarit dhe ministrin e inteligjencës së Egjiptit.

Dy vendet e Lindjes së Mesme kanë ndërmjetësuar muaj të tërë bisedimesh midis Izraelit dhe Hamasit. Ndërkohë që nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli.

Izraeli i dha një javë kohë Hamasit që të pranonte marrëveshjen e propozuar, ose në të kundërt do të niste sulmin e saj në Rafah. Ditën e sotme, Izraeli lëshoi fletë-njoftime nga qielli që paralajmëronin nisjen e ofensivës në jug të Gazas. Ky veprim nga ana e Izraelit duket se ka detyruar Hamasin që t marrë një vendim për të pranuar armëpushimin.

Palestinians gather at the site of an Israeli strike on a house, amid the ongoing conflict between Israel and the Palestinian Islamist group Hamas, in Rafah in the southern Gaza Strip, February 12, 2024. REUTERS/Ibraheem Abu Mustafa

Nga ana tjetër, marrëveshja e armëpushimit e pranuar nga Hamasi nuk është pranuar nga Izraeli. Sipas raportimeve, Izraeli është shprehur se Hamasi ka pranuar një version “të moderuar” të marrëveshjes, të propozuar nga Egjipti, i cili për ta është “i papranueshëm”!

Reuters raporton se një zyrtar izraelit deklaroi se njoftimi i Hamasit është thjeshtë një “mashtrim” që synon të tregojë Izraelin si palën që nuk dëshiron të pranojë një marrëveshje.

Propozimi i armëpushimit për të cilin Hamasi ra dakord përfshin një armëpushim, rindërtim të Gazës, kthimin e të zhvendosurve dhe një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve, tha zyrtari i Hamasit Taher Al-Nono për Reuters.

Po ofensiva në Rafah?

Njoftimi i Hamasit vjen pasi Izraeli njoftoi një ofensivë që synonte Rafah, qytetin më jugor të Gazës, më herët sot.

Më shumë se një milion Gazanë janë strehuar në qytet për shkak të konfliktit diku tjetër në Rripin e Gazës. Udhëheqësit ndërkombëtarë përfshirë Rishi Sunak dhe Joe Biden kanë paralajmëruar vazhdimisht Izraelin kundër një ofensive në Rafah, ku agjencitë e ndihmës po përpiqen të ndihmojnë të zhvendosurit.

Por Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, mbajti një fjalim sfidues të dielën duke u zotuar se do të çrrënjosë forcat e mbetura të Hamasit në zonën e Rafahut, ndërkohë që sulmet ajrore duket se kanë nisur sot në qytet.