MENU
klinika

Premier League, Java 7

Chelsea lë pas barazimet, ngjitet i katërti

31.10.2020 - 18:05

Chelsea ka lënë pas dy barazimet e fundit në Premier League, duke u rikthyer te fitorja, pasi triumfoi 3-0 në fushën e vështirë të Burnley. Një sukses që ngjit Blutë e Londrës në vendin e katërt provizorisht.

Ndeshja është zhbllokuar nga Ziyech në minutën e 26-të. Ish-lojtari i Ajax-it është bërë futbollisti i parë që shënon në dy ndeshjet e para si titullar të luajtura në të gjitha kompeticionet me Chelsea-n pas Diego Costa-s në gushtin e 2014-ës.

Goli i dytë i londinezëve ka ardhur në minutën e 63-të dhe është shënuar nga Kurt Zouma, i cili ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje të luajtura në këtë sezon të Premier League, ecuria e tij më e mirë në kampionat.

Goli i tretë dhe i fundit i ndeshjes është realizuar nga Timo Werner në minutën e 70-të. Që nga fillimi i sezonit të kaluar, vetëm Robert Lewandowski (37) ka shënuar më shumë gola duke përjashtuar penalltitë në pesë kampionatet kryesore të Europës se Werner (28).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN