MENU
klinika

3 punonjës të infektuar

COVID-19/ Mbyllet hipoteka në Korçë

15.10.2020 - 11:52

3 punonjës në hipotekën e Korçës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Bëhet me dije se punonjësit janë karantinuar në banesë ku po marrin dhe mjekimin.

Menjëherë pasi kanë rezultuar pozitivë punonjësit është mbyllur hipoteka përkohësisht.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 434 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.955