MENU
klinika

Dita e pestë e grevës së urisë

Dërgohet me urgjencë në spital një prej naftëtarëve në Ballsh

02.10.2020 - 08:45

Aleksandër Mejdani, personi që shikoni në foto, është një prej naftëtarëve të Ballshit që prej 5 ditësh është në grevë urie.

Mëngjesin e sotëm gjendja shëndetësore e Mejdanit është përkeqësuar dhe ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit për të marrë mjekim. Prej 20 vitesh ai punon në Rafineri, ndërsa bashkë me kolegët prej 5 ditësh është futur në grevë urie.

Ata kërkojnë mbi 20 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në Uzinë.

Dita e 5-të e grevës së urisë në Ballsh, dërgohet me urgjencë në spital një prej naftëtarëve (EMRI)