MENU
klinika

"Kemi punuar në helm e acid, kërkojmë gjakun e derdhur!"

Dita e tretë e grevës/ Gratë e Ballshit të revoltuara me Ramën

17.10.2020 - 09:48

Gratë e Ballshit janë në ditën e 3 të grevës dhe sot shprehen më të revoltuara se asnjëherë, për shkak se nuk kanë marrë përgjigjen që meritojnë. Ato shprehen se kërkojnë djersën e tyre, ndërsa kanë vijuar dhe kushtet në të cilat kanë punuar më parë në uzinë. Ajo i ka kthyer përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama e reëvoltuar duke thënë se sipas saj uzina nuk është gropë e zezë.

“Jemi për një qëllim se kam punuar në shi dhe në borë. Neve kërkojmë djersën tonë dhe lekun tonë. Ti shikosh ato gratë aty kanë hypur në majë të cisternave, boti i mbushi cisternat iku u pasurua dhe ne kërkojmë lekëun tonë, djersën tonë që na është mbajtur. A e di ti që atyre shoqeve u është hequr dita e punës dhe rroga mujore për një gabim të vogël, që ka ardhur me vonesë 5 minuta. Të gjithëve punonjësve pavarësisht se nuk vijnë dot në grevë se skanë ku të vejnë se ushqejnë familjen.

Një shoqe atje ska bukë të hajë dhe ka burrin të sëmurë se po më merret goja se jam shumë e revoltuar se shumë gazetare bëjnë pyetje atje nga studioja dhe thonë pse jeni futur në grevë urie. Çështjë kjo pyetje pse je futur në grevë urie? Pse spyet Edi Ramën që tha se do ja japë lekët kokër më kokërr Beso Sulaj, ku është. Beso Sulaj sot apo ka tajvanin ai atje dhe nu kpërgjigjet. Uzina nuk është gropë e zezë por pasuri kombëtare e gjithë Shqipërisë. Gropa e zezë është qeveria, ka një vit që nuk e dorëzon uzinën.

Asnjë reagim prandaj ne u futëm në grevë urie që të ketë ndërgjegjësim Edi Rama. Edi Rama bën sehir dhe tallet me gazetarët kur një gazetar bën pyetjen në studio ai revoltohet dhe kthehet ndryshe, Pamë emisionin te Fevziu dhe çfarë thoshte vetëm gropë e zezë dhe difiçit, është shumë herë më e mirë”, tha ajo tejet e revoltuar.

Gratë e tjera ndonëse më të dobëta në shëndet, shprehen se nuk do të heqin dorë deri në plotësin të kërkesave.

“Nuk do të tërhiqemi derisa të marrim lekët tona, atë që na takon djersin dhe gjaku tonë që na i mbajtën, nuk kemi ku të shkojmë pa lekë, kemi fëmijët familjarët për të ushqyer. Familjarët solidarizohen me ne sepse për të njëjtin hall jemi”, tha një tjetër naftëtare.

Ato shprehen se kërkojnë mundin tonë që kanë derdhur në uzinë në helm e në acid.

“Shumë shumë shumë keq, kemi 3 ditë sot, dhe unë si person familja ime nuk di gjë. As telefon skam se ata janë larg. Kërkoj djersën time dhe mundin tim, unë kam mbetur pa buke dhe fëmijët, dhe jemi shumë keq. U lutem atyre që janë larg, se nuk na kanë dhënë asnjë reagim. Deri në vdekje, sa të marrim gjakun tonë. Kërkojmë gjakun tonë dhe mundin tonë që kemi derdhur në uzinë në helm në acid, këto muajt e fundit na kanë hapur vatrat e acidit që u helmuam”, shtoi një tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN