MENU
klinika

Numri 1 në botë

Djokovic arrin legjendën e tenisit botëror

29.10.2020 - 12:07

Novak Djokovic arrin një tjetër legjendë të tenisit. Pasi është kualifikuar për në çerekfinalet e turneut të Vienës në Austri, tenisti serb barazon Pete Sampras sa i përket qëndrimit në krye të renditjes botërore. Suksesi 2-0 i arritur ndaj kroatit Borna Coric, 7-6 dhe 6-3, ishte shumë i rëndësishëm për Djokovic.

Falë këtij triumfi, ai do ta mbyllë vitin 2020 në krye të renditjes botërore, duke e siguruar matematikisht këtë gjë. Ky është viti i gjashtë për Djokovic që po e mbyll vitin në vendin e parë, duke barazuar rekordin e legjendës Pete Sampras.

Djokovic në këtë vit ka fituar në 5 turne, duke humbur vetëm 2 ndeshje, finalen e Roland Garros ndaj Nadal dhe skualifikimi që pësoi në US Open kur goditi me top gjyqtaren. Gjithsesi, ka një mundësi që Djokovic ta humbasë kreun.

Kjo do të ndodhë në rast se Rafael Nadal, që ka konfirmuar pjesëmarrjen vetëm në turneun Masters të Parisit dhe finalet e ATP në Londër, vendos të luajë edhe në turneun e Soes në Bullgari, nëse merr një ftesë nga organizatorët. Në çdo rast, spanjolli duhet t’i fitojë këto 3 turne për ta kaluar Djokovic në renditje. Problemi qëndron se në finalet e ATP në Londër merr pjesë edhe Djokovic, ku është favorit kundrejt Nadal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tenisti serb e teproi me një top

Djokovic përjashtohet nga US Open për një veprim