MENU
klinika

Planet e saj të së ardhmes

“Do bësh fëmijë tjetër?” Si përgjigjet Rudina Dembacaj

31.10.2020 - 13:03

Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku që prej zyrtarizimit të lidhjes se tyre janë gjithmonë në qendër të mediave rozë. Aktorja dhe moderatorja është shumë aktive ne rrjetë sociale ku flet hapur për sa i përket jetës së saj private.

Pak kohë më parë, Rudina i tha “PO” propozimit për martesë të ish-deputetit, Mark Frrokut. Ditën e djeshme, ajo bëri një bashkëbisedim me ndjekësit, ku foli për marrëdhënien me partnerin dhe për planet e së ardhmes.

“Do bësh një fëmijë tjetër”,- ishte një ndër pyetjet që iu bënë. “Poooo, por pak më vonë! Aman se Marku s’ka muhabet tjetër. Unë do bëj dhe nja dy projekte”,- ia ktheu Rudina.

Ndërkohë, një tjetër i shkruante: “Shkoni shumë me Markun”. Dhe përgjigja e moderatores ishte: “M’don prandaj”. Rudina ka një vajzë, Viktoria, me ish-bashkëshortin, Aleks, ndërsa Marku është baba i tre fëmijëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN