MENU
klinika

10 vite bashkë

Dritan Hila i bën urimin më të pazakontë Rudina Xhungës

14.10.2020 - 17:37

Sot, dy gazetarët e njohur Rudina Xhunga dhe Dritan Hila festojnë 10-vjetorin e tyre.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim zakonisht nga çiftet, të cilët përkëdhelin njëri-tjetrin me urime romantike, urimi i Rudinës dhe Dritanit ka qenë shumë më ndryshe.

Ata ndanë me ndjekësit në rrjete sociale foto krah njëri-tjetrit, ndërsa urimi i Hilës na tërhoqi vëmendjen.

“10 vite bashkë. E fortë dole”– ka shkruar gazetari, si një kompliment për bashkëshorten e tij.

Këtë e ka treguar edhe vetë Rudina në një postim në InstaStory, duke treguar me humor ç’i kishte thënë bashkëshorti:

“E fortë dole”- kështu ma uroi Dritan Hila përvjetorin e martesës”- shkruan gazetarja krahas një fotoje të çiftit me të bijën, Alana.