MENU
klinika

Një thirrje për amerikanët

Dua Lipa del sërish kundër Donald Trump

07.10.2020 - 14:19

Dua Lipa ka bërë thirrje sërish që të mos votohet Donald Trump.

Dua, që është shumë aktive edhe në rrjete sociale, jo rrallëherë prek edhe temat politike.

Kohën e fundit, atë e kemi parë disa herë teksa flet për çështjen e zgjedhjeve në Amerikë dhe del kundër Donald Trump.

Njësoj veproi edhe me postimin e fundit, përmes së cilit u bëri thirrje gjithë amerikanëve që të votojnë për ta rrëzuar atë nga posti i presidentit.

Ditë më parë, Dua kishte shkëputur një fotografi nga debati që Trump pati me kundërshtarin, Joe Biden.

Në atë imazh, këngëtarja shqiptare ka ironizuar me flokët e Donald Trump, duke thënë se ‘edhe parukjeri i tij e urren’.