MENU
klinika

Shtyhet sërish shfaqja e James Bond-it të ri

“Duhet të shihet nga një audiencë botërore”

03.10.2020 - 18:35

Shtyhet për herë të dytë shfaqja e filmit të ri të spiunit më të dashur për të gjithë James Bond.

Premiera e filmit “No time do die” u shty për herë të parë nga muaji prill në nëntor për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe tashmë kompania prodhuese ka vendosur ka vendosur ta shtyjë për në prill 2021 shfaqjen e tij duke thënë se ai meriton të shihet nga një audiencë botërore.

“E kuptojmë që fansat tanë do të mbeten të zhgënjyer, por po shohim mundësinë që ta ndajmë filmin e ri vitin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

“No time to die” është seria e 25 e serisë Bond dhe shënon shfaqjen e fundit të aktorit Daniel Craig në rolin e agjentit sekret 007.

Trailer-i i filmit dhe kënga e Billie Eilish tashmë janë nxjerrë dhe këngëtarja ka publikuar dhe klipin pa e ditur se premiera e filmit do të shtyhej sërish.