MENU
klinika

Olsi Bylyku flet për detajet e projekteve të reja

Dy superhite dhe pjesë e një emisioni

05.10.2020 - 17:15

Olsi Bylyku është një prej personazheve më të dashur për publikun e gjerë.

I mirënjohur si aktor, por edhe si këngëtar, së fundmi, Olsi publikoi në rrjetin social Instagram një video, e cila sillte Olsin në një projekt të ri, të quajtur “Roped with Olsi”. Olsi shprehej për videon në fjalë: Një ëndërr që së shpejti do realizohet në të gjitha platformat online”.

I ftuar në emisionin Next, në Vizion Plus Olsi rrëfeu detajet më të fundit rreth projektit në fjalë. I pyetur nga moderatorja Greta Allushi, ai tregoi se së shpejti do ta shohim në një emision, i cili do të transmetohet vetëm në platforma online.

“Do të jetë një prej prodhimeve më të mira shqiptare”, zbuloi ai.

Edhe në fushën e muzikës Olsi vjen me të reja.  Olsi u shpreh se ishin dy projekte muzikore, të cilat do të publikoheshin në këtë muaj. Një prej tyre do të jetë bashkëpunim me Engin. Si edhe një këngë tjetër, ku Olsi do të jetë solo.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim ditën e publikimit.