Edhe njëherë tjetër u vërtetua se Cristiano Ronaldo është vendimtar për Juventusin në rezultate. Shifrat nuk gënjejnë. Kampionët e Italisë me CR7 fitojnë 67% të ndeshjeve të luajtura, saktësisht 61 nga 91 takime.
Kjo përqindje bie ndjeshëm kur portugezi nuk është në fushën e lojës. 55% të ndeshjeve fiton Juventus kur Ronaldo nuk është në fushë. Bardhezinjtë kanë fituar 10 takime nga 18 të tilla kur sulmuesi portugez për arsye të ndryshme ka munguar.
Juve është një ekip që ka alternativa të nivelit të lartë, në gjendje të kompensojë mungesën e saj. Morata për shembull pati tre gola të anuluar për jashtë loje kundër Barcelonës.
Por në futboll janë detajet ato që bëjnë diferencën, edhe centimetrat. Goditje të vogla të fatit ose fatit të keq. Sidoqoftë, ne kemi parë edhe në të kaluarën se sa e rëndësishme është prania e CR7 për të bërë që disa rezultate të përmbysën.
Po kur kthehet Ronaldo? Cristiano nuk mund të durojë më, ai është një luan në kafaz. Ai është në izolim në shtëpinë e tij në Torino, vetëm një shërbëtore bie në kontakt me të çdo ditë. Sipas të gjitha llogarive, në tamponin e radhës, që bëhet 5 ditë nga i fundit, Ronaldo pritet të dalë negativ në fillimin e javës që vjen.
E sigurtë është që humbet edhe ndeshjen e fundjavës në Serie A kundër Spezias në transfertë. CR7 pritet të jetë në fushë të mërkurën e ardhshme në Champions League ndaj Ferencvaros, sfidë që do të luhet në Hungari.