Pasioni për shahun i familjes Penrose kishte filluar me Lionel Penrose. Ai la disa studime dhe probleme shahu. Ndër 4 fëmijët e tij, Jonathan Penrose pati talentin më të madh në shah, duke u bërë Mjeshtër i Madh.
Vëllai i tij Roger Penrose mori para pak ditësh cmimin Nobel në Fizikë. Anëtarët e familjes angleze Penrose jane të njohur për arritjet e tyre të jashtëzakonshme në disa fusha të ndryshme të shkencës.
Matematicieni, fizikani dhe doktor i shkencave Roger Penrose ju dha cmimi Nobel në fizikë për kërkimet e tij. Cmimi (rreth 950.000 euro) u nda këtë vit. Gjysma i shkoi Roger Penrose, gjysma tjetër fizikanit gjerman Reinhard Genzel dhe shkëncëtares amerikane Andrea Ghez. Të tre shkencëtarët u nderuan për punen e tyre për vrimat e zeza.
Roger Penrose është një nga 4 fëmijët e Lionel Penrose (1898-1972). Ai ishte një psikiatër i njohur, shkencëtar gjenetik dhe matematicien që bëri kërkime të rëndësishme, vecanërisht në fushën e sëmundjeve të trashëgueshme.
Lionel Penrose ishte profesor i Eugjenikës në laboratorin Galton në Universitetin London College. Lionel Penrose gjithashtu ishte i dhënë pas lojës së shahut dhe la disa studime dhe problema si më poshtë:
Lionel Penrose ia kaloi pasionin për shahun fëmijëve të tij. Më i talentuari ndër ta, ishte fëmija i tij i tretë, Jonathan Penrose. Ai u lind në 1933, mësoi shah në moshen 4 vjec dhe fitoi Kampionatin e të Rinjve të Britanisë në moshën 13 vjec. Ndërmjet 1958 dhe 1969 ai u shpall kampion i Britanise 10 herë dhe ndërmjet 1952 dhe 1974 ai përfaqësoi vendin e tij 9 herë në Olimpiadat e Shahut.
Penrose u shpall Tavolina e dytë më e mirë, duke marrë medaljen e argjendtë në klasifikimin përfundimtar. Jonathan Penrose luajti lojën e tij më të famshme në Olimpiadën e 1960 në Leipzig kundër Michael Tal.
Penrose mundi kampionin në fuqi të botës me anë të 1 sistemi me të bardhat që akoma e kësaj dite quhet sulmi Penrose. Jonathan Penrose ishte britaniku i dytë pas Blackburn që fitonte ndaj 1 kampioni bote në fuqi. Blackburn më parë kishte mundur Laskerin në 1899.
Në 1961 FIDE i dha titullin Mjeshtër Ndërkombtar, Jonathan Penrose. Në 1993 ai arriti titullin honorifik të Mjeshtrit të Madh. Në mesin e viteve 1970, Jonathan Penrose u tërhoq nga shahu lokal për arsye shëndetësore dhe kaloi në shahun me korrespondencë.
Ai mori medaljen e artë me ekipin anglez në Olimpiadën e 9 të Shahut me Korrespondencë. Prej vitit 1983 ai mban titullin e Mjeshtrit të Madh të ICCF (federatës ndërkombtare të shahut me korrespondencë). Jonathan Penrose mban titullin PhD në psikologji dhe ishte lektor me kohë të plotë në Kolegjin Enfield të Teknologjisë.
Ai është martuar me 1 shahiste, Margret Wood, vajza e Frank Wood, ish-sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës se Shahut Oxfordshire. Oliver Penrose, vëllai i tij më i madh Oliver Penrose, (1929) ishte profesor matematike në Universitetin e Hapur në Milton Keynes dhe prej 1986 deri në daljen në pension në 1994 profesor në Universitetin Watt në Edinburg.
Ndërmjet të tjerave, ai u mor me trajtimin matematikor të modeleve të mekanikës statistikore dhe teorinë e tranzicionit të pahzës, përfshirë kinetikat e tranzicionit të fazës te metalet, vecmas hobit të tij ndaj muzikës.
Oliver Penrose gjithashtu ishte i dhënë pas shahut dhe kishte 1 nivel të konsiderueshëm të aftësive. Në 1948 ai mori pjesë ne kampionatin britanik me vëllain e tij të vogel dhe doli i 13 me 6 pikë, nderkohe 15 vjecari Jonathan, vëllai më i vogël përfundoi turneun në vendin 21 me 5 pikë.
Sir Roger Penrose dhe Shirley Penrose-Hodgson Sir Roger Penrose (1931), ashtu si vëllai Oliver Penrose, ishte aktiv në fushën e matematikës dhe fizikës. Për më tepër, ai u mor dhe me filozofinë e shkencës. Ai është profesor Emeritus i matematikës në Universitetin e Oxford dhe Fellow Emeritus i Kolegjit Wadham.
Roger Penrose mori mirënjohje të vecantë për kontributet e tij në relativitetin e përgjithshëm dhe kozmologji, si dhe disa cmime të tjera në këtë fushë. Tani, para pak ditësh, ai merr edhe cmimin Nobel në fizikë.
Sir Roger Penrose, ashtu si dhe vëllezërit e tij, luan shpesh shah dhe në 2017 publikoi 1 problem shahu në Institutin e tij Penrose që nuk duhet të jetë i mundshëm të zgjidhet nga ndonjë program shahu dhe që mund të zgjidhet vetëm nga njeriu.
E fundit nga radha, por jo nga rëndësia: Vajza e Lionel Penrose, Shirley Victoria Hodgson (1945) është gjithashtu një shkencëtare e suksesshme, qe ka punuar si praktikante e përgjithshme dhe shkencëtare gjenetike. Ajo u bë Profesore e Gjenetikës së Kancerit në Universitetin St George të Londrës në 2003. (Nga André Schulz)