MENU
klinika

Shkak bëhet pandemia

‘Fast And Furious 9’ shtyn sërish datën e lancimit

03.10.2020 - 16:15

Pjesa e nëntë me aktorin kryesor Vin Diesel është shtyrë më 28 maj 2021 për shkak të pandemisë, raporton NME.

“Fast and Furious 9” ishte një nga filmat e parë që shtynë datën e lëshimit edhe një herë tjetër, kur për herë të parë pas paraqitjes së pandemisë COVID-19 në botë kishte njoftuar shtyrjen për në prill të vitit 2021.

Admiruesit edhe për pjesën e nëntë të filmit do të shohin aktorët: Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Jordana Brewster, Nathalie Emmanuel dhe Helen Mirren krah aktorit Diesel.