MENU
klinika

Verdikti mbi vaksinën

Fauci: Do ta dimë nëse është efektive në fillim të Dhjetorit

25.10.2020 - 18:15

Eksperti i sëmundjeve infective në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, tha se deri në fillim të Dhjetorit, do të jetë e qartë nëse vaksina e Covid-19 është e sigurtë dhe efektive, por shtoi se vaksinimi në masë me shumë gjasa nuk do të jetë gati deri në fund të vitit 2021.

“Do të dijmë nëse vaksina është e sigurtë dhe efektive deri në fund të Nëntorit, apo fillim të dhjetorit. Çështja qëndron se, pasi ta konfirmojmë, a do të mund ta çojmë tek njerëzit që kanë nevojë sa më shpejtë të jetë e mundur? Sasia e dozave që do jetë e disponueshme në Dhjetor, nuk do të jetë e mjaftueshme për të gjithë.”

Drejtori i Institutit të Sëmundjeve infektive, tha se kur të ndodhë shpërndarja e vaksinës, me shumë gjasa do të ketë një prioritet ndaj individëve si punëtorët e klujdesit shëndetësor, ndjekur nga njerëzit që i përkasin një kategorie me rrezik të lartë të ndërlikimeve nga sëmundja.

“Kur mendon për vaksinimin e një proporcioni të madh të popullsisë, në mënyrë që të ketë një ndikim të fortë tek dinamikat e përhapjes së sëmundjes, kjo me shumë gjasa nuk do të ndodhë deri në tremujorin e dytë apo të tretë të vitit të ardhshëm.”

Fauci shtoi se presidenti Donald Trump e përmendi se kur vaksina do të jetë gati gjatë debatit, për t’i dhënë shpresë shumë amerikanëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Presidenti Trump është përpjekur të injorojë faktet dhe ekspertët”

Fauci: Shifra e viktimave “pothuajse me siguri më e lartë” se ajo që është raportuar

"Provat e vaksinës në njerëz dhanë rezultate pozitive"

Dr. Fauci flet për ‘VOA’: Ja si mund të parandalohet vala e dytë e koronavirusit!

Mjeku që luftoi kundër HIV-it, SARS-it dhe Ebola-s

Ai është shpresa e amerikanëve për të luftuar Koronavirusin