MENU
klinika

Përdoreni jo vetëm në kuzhinë

Gjalpi i kikirikut do t’a bëjë fytyrën tuaj të shkëlqejë!

01.10.2020 - 06:40

Gjalpi i kikirikut nuk është vetëm për t’u ngrënë në mëngjes.

Me një lugë nga kavanozi i gjalpit tuaj të kikirikut mund të krijoni një maskë të mrekullueshme fytyre. Komponentët ushqyes që ndodhen në të, e shndërrojnë në një thesar të çmuar për lëkurën tuaj sepse vajrat e dobishme të tij forcojnë qelizat, duke e bërë lëkurën tuaj të butë e të tonifikuar.

Kjo recetë gjithashtu siguron një pastrim të thellë dhe çliron kongjestionin. Sido që të jetë, nëse keni alergji nga kikirikët, mos e bëni këtë maskë.

Merrni një lugë gjelle gjalpë kikiriku dhe shtojeni në blender. Është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, duke e bërë një maskë perfekte për lëkurat e ndjeshme. Shtoni gjithashtu çerek kastraveci. Ai lufton rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. Kastraveci ka të njëjtin pH si lëkura juaj. Kjo do të thotë që ai pastron butësisht lëkurën, pa i larguar vajrat natyrale të saj.

Për ta përkëdhelur pak më shumë lëkurën tuaj, prisni dy feta dhe aplikojini tek sytë ndërsa prisni efektin e maskës. Do të ndiheni si në një SPA.

Nëse dëshironi, shtoni në blender një luleshtrydhe gjithashtu. Luleshtrydhet kanë komponentë që largojnë aknet dhe pastrojnë lëkurën. Acidet e tyre natyrore reduktojnë edhe pamjen e rrudhave.

Nëse keni fytyrë të yndyrshme, shtoni dhe gjysmë limoni të shtrydhur në blender. Ai largon yndyrat pa e tharë lëkurën si dhe pastron poret duke eliminuar pikat e zeza.

Përbërësi i fundit është veza. Vezët kanë sasi të larta albumine e cila ushqen fytyrën e thatë dhe redukton vijat e holla.

Hapi i fundit është t’i fruloni në blender të gjithë përbërësit. Aplikojeni maskën në qafë dhe fytyrë, vendosni dhe fetat e kastravecit në sy dhe lëreni për 15 minuta. Pastaj shpëlajeni me ujë të ngohtë. Thani fytyrën dhe do të shihni sa mirë do të ndihet ajo.