MENU
klinika

Qyteti, shumë afër Shqipërisë

Greqia vendos në ‘lockdown’ Kozanin

16.10.2020 - 09:11

Qeveria greke ka vendosur sot “lockdoën” në Kozani. Siç raportojnë mediat fqinje, ky qytet i ndodhur afër Shqipërisë ka shifrat më të larta të të infektuarve me Covid-19 në raport me popullsinë.

Duke filluar nga sot, nuk lejohet dalja jashtë zonës, pa leje që posaçme dhe maskat duhet të përdoren kudo. Gjithashtu është pezulluar çdo aktivitet social, festiv apo mbledhje pune.

Mediat greke bëjnë me dije se nuk funksionojnë gjykatat, hipotekat, njësitë administrative vetëm me takim elektronik, mbyllen dyqanet, parukeritë, qendrat e argëtimit, zonat arkeologjike, qendrat e argëtimit.