MENU
klinika

Mbledhja e përbashkët e qeverive

Hoti ndryshe nga Rama: Të mos e shajmë shumë BE-në…

02.10.2020 - 11:27

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Kosovës u tregua më i butë më qëndrimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

Në fjalën e tij në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri, Avdullah Hoti u shpreh se pavarësisht së Kosovës nuk i janë liberalizuar vizat, “nuk duhet ta shajmë shumë BE”

Sipas tij Kosova duhet të mbajë të plotësuara të 95 kriteret që janë plotësuar në 2018.

“Mbetemi vendi i vetëm në rajon pa liberalizimi vizash, po mundohemi që gjatë kërkesës tonë që të kemi sa më shpejt liberalizimin e vizave. Të mos e shajmë shumë BE, por të tregojmë vendosmërinë tonë për të mbajtur të plotësuara të 95 kriteret që kemi plotësuar në 2018”, tha Hoti.

Ndërsa falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në proceset integruese, Hoti u shpreh se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me partnerët strategjik ishte një sfidë për qeverinë e tij.

“Gjatë këtyre tre muajve kemi pasur mjaft sfidë me diplomacinë për të rivendosur si duhen marrëdhëniet me partnerët strategjik, BE vendet kyçe të BE dhe me SHBA, marrëdhëniet që ishin lënduar kohët e fundit.

Na është dashur të marrim vendim të nevojshme për të dhënë sinjale se si qeveri duhet të shihemi si vend stabilizues në rajon”, tha Hoti.