MENU
klinika

"Po s’u morëm vesh për..."

Hoti përjashton mundësinë e koalicionit me PDK

16.10.2020 - 09:38

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se është i pashqetësuar nëse do ta përmbyllë apo jo deri në fund  mandatin e tij si Kryemistër, siç ndodhi me dy paraardhësit e tij Ramush Haradinaj dhe Albin Kurtit.

Situata hipotetike vlen nëse partitë politike nuk bien dakord për postin e presidentit deri në shkurt apo edhe më herët në rast të largimit të presidentit Thaçi.

Shefi i qeverisë së Kosovës tha se për këtë temë është i detyruar të ulet në dialog me opozitën, por ai përjashtoi një zgjerim të mundshëm koalicioni me PDK-në e Kadri Veselit.

 “Diskutime për zgjerim të koalicionit siç flitet në media nuk ka sepse koalicioni i ka numrat për të qeverisur normalisht. Kur të vijmë te çështja e presidentit do të ulemi edhe me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit. Nëse mund të gjejmë zgjidhje, nëse jo vendi shkon në zgjedhje”, tha Hoti për Rubikon.

 

“Financial Times” skanon zgjedhjet e Vuçiç

Pse presidenti serb po “luan sërish me dy porta”

"Perëndimi do të thyejë serbët…"

Lavrov: Në Kosovë po çrrënjoset Ortodoksia

Dy vendime historike do të merren në vetëm dy ditë

Mediat serbe japin alarmin: Një muaj i vështirë e pret Beogradin

Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE

Çfarë ndodh me krijimin e Asociacionit