MENU
klinika

Si ta kuptoni dhe parandaloni

Jeni të varur nga ushqimi?!

01.10.2020 - 06:45

Disa ushqime njejtë si alkoli apo duhani përmbajnë substanca që mund të krijojnë varësi.

Kjo është për shkak se shumë prej produkteve të përpunuara ushqimore që ne i konsiderojmë si “ushqime gatshme” përmbajnë përbërës që kanë fuqi të pabesueshme mbi trupin dhe trurin e njeriut. Këta përbërës, të tillë si sheqeri, gruri dhe yndyra, kanë të njëjtin efekt në tru sikurse ilaçet apo qetësuesit.

Kur hani një nga ushqimet tuaja të preferuara me sheqer, truri juaj prodhojnw dopaminën neurotransmetuese që është kimikati që na bën të ndihemi mirë. Në rastet kur përjetojmë shumë prej saj, pra kur e provojmë nga konsumimi i një ushqimi të caktuar nuk mund të ngopemi. Ndërsa konsumoni rregullisht këto lloj ushqimesh, receptorët në trurin tuaj do të bëhen më tolerantë ndaj dopaminës që çlirohet, duke pasur nevojë edhe për më shumë ushqim për ta prodhuar sa më shumë këtë hormon. Varësia nga droga dhe varësia nga ushqimi janë shumë të frikshme në këtë aspekt.

Simptomat
Për të vuajtur nga varësia ndaj ushqimet, nuk duhet domosdoshmërisht të jeni mbipeshë ndaj vini re sinptomat në trupin tuaj. Individët që e përjetojnë këtë varësi mund të kenë edhe çrregullime shtesë, të cilat mund të ushqejnë varësinë e tyre ndaj ushqimit si depresioni, ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Disa nga simptomat më të zakonshme janë:

•Ndjenjat e ankthit kur hani para të tjerëve. Kjo mund të çojë në fshehjen e ushqimit tuaj ose ngrënien në fshehtësi.
•Të hani ose të dëshironi ushqime edhe pse jeni të ngopur.
•Mbingopja deri në atë pikë sa të ndiheni të sëmurë ose të hani më shumë ushqim nga sa keni planifikuar.
•Ndjenja e fajit kur hani disa ushqime ose sasi, por gjithsesi do të vazhdoni zakonet e të ngrënit.
•Mungesa e kontrollit mbi zgjedhjet e shëndetëshme.

Kjo ndodh kur përpjekjet për heqjen e ushqimeve të pashëndetshme nga dieta juaj janë të pasuksesshme. Përveç këtyre simptomave, ju gjithashtu mund të zhvilloni sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.

Si ta trajtoni
Duke qenë se nuk mund të hiqni dorë tërësisht nga ushqimi ndryshe nga varësitë e tjera, provoni metodën e seleksionimit. Largoni nga shtëpia ushqimet e pashëndetshme që ju pëlqejnë më shumë. Ato që janë të përpunuara që përmbajnë shumë sheqer e kimikate të tjera. Fokusohuni në një dietë të pastër me fruta e perime bio. Hiqni dorë nga ushqimet për të cilat keni më shumë neps dhe zevëndësojini ato me një alternativë më të shëndetëshme.