MENU
klinika

Kush janë drejtuesit e ri?

KLP-ja ndryshon prokurorët në Korçë dhe Gjirokastër

15.10.2020 - 16:08

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur gjatë kësaj të enjteje, mbledhjen plenare të radhës.Në këtë mbledhje KLP-ja ka bërë disa ndryshime në disa prokurori të rrethit Korçë dhe Gjirokastër.

Përkatësisht në për caktimin e përkohshëm të prokurores Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë; për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Po ashtu prokurorja Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Gjithashtu ka emëruar në detyrën e Prokurorit të z. Gazmend Frëngu, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec si dhe emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të znj. Enkeleda Hoxha, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Njoftimi:

Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line Zoom. Mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve dhe të përfaqësuesëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të anëtarit të Këshillit, z. Kostaq Beluri, dhe me miratim të Këshillit, në rendin e ditës u shtua kërkesa për mbarimin e statusit të z. Bilbil Mete, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, për shkak të dorëheqjes. Vendimi përkatës hyn në fuqi me datë 31 Tetor 2020.

Pasi u njoh me relacionet të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi miratimin e projektakteve për caktimin e përkohshëm të prokurores Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë; për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër; dhe për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Gjatë seancës plenare, Këshilli vendosi me shumicë votash, emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të z. Gazmend Frëngu, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec si dhe emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të znj. Enkeleda Hoxha, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Në vijim të përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me qëllim funksionimin e Komisionit për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, me kërkesë nga Drejtuesi i këtij Komisioni, z. Besfort Llamallari, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të caktojë një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, në pozicionin e Anëtarit Zëvendësues në këtë komision, për një periudhë trevjeçare, duke filluar nga data 15 Tetor 2020.

Gjithashtu, Këshilli miratoi projektvendimin për lejimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht qenien ekspert pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për prokuroren Enkeleda Millonai, me kusht që veprimtaria jashtë funksionit të mos ushtrohet më shumë se dy orë në javë gjatë orarit të punës.

Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që projektvendimi “Për pjesëmarrjen e prokurorëve në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021” si dhe projektvendimi “Për shpalljen e vendeve vakante për drejtues të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë”, do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I paudhi liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm”!

Rama “shpërthen” ndaj gjyqtarit të Korçës: Sfidoi hapur drejtësinë!


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë