MENU
klinika

"Venecia do dërgojë shpejt një opinion"

Kodi Zgjedhor në “Venecia”, Komisioneri për Zgjerimin e BE: Parlamenti të presë…

26.10.2020 - 14:16

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi kërkon nga qeveria shqiptare që të presë këshillat e Komisionit të Venecias, përpara se të rivotojë në parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pasi i ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet, duke arsyetuar se u miratuan në mënyrë të njëanshme dhe në shkelje me Kushtetutën, Meta deklaroi sot gjatë një konference për media, se duke marrë parasysh kërkesën e opozitës së bashkuar, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

Komisioneri Varhelyi thotë se këshillat e Venecias nuk do të vonojnë, ndaj parlamenti duhet të presë përpara se të rivotojë këto ndryshime

“Shqipëria kodi zgjedhor: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këto këshilla. Presim zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan zyrtari i lartë i BE.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rivotimin e projektligjit pa i bërë asnjë ndryshim.