MENU
klinika

Ministri lë të hapur mundësinë

Kosova drejt karantinës?

05.10.2020 - 08:59

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka lënë të hapur mundësinë që vendi i tij të kthehet në karantinë si në pranverë.

Zemaj thotë se Kosova i rikthehet izolimit vetëm nëse e humbet kontrollin e kujdesit shëndetësor dhe rastet rriten.

Ai thekson dhe paralajmëron se çdo rritje e numrit të infeksioneve kthen Kosovën pas tek masat izoluese që do të thotë mbyllje, izolim dhe kufizim të lirisë së lëvizjes.

“Në karantinë mund të na kthejë vetëm nëse ne e humbasin kontrollin e kujdesit. Për këtë arsye secila hapje është bërë me masat e vlerësimit dhe mbikëqyrjes. Ne do t’i shtojmë këto ditë, sepse në lëvizje nëpër komuna të ndryshme e kam parë se nuk po mbahet partneriteti dhe devotshmëria për respektim të masave që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës. Këto ditë do ta shtojmë komunikimin me Inspektoratin Sanitar dhe Policisë së Kosovës dhe do të kërkoj zbatim strikt të masave

Çdo rritje e numrit të infeksioneve mund të na kthejë në aspekte restriktive që mund të nënkuptoj diku mbyllje, izolim, apo kufizim të lirisë së lëvizjes. Nuk do të kemi asnjë pardon, sepse për mua primare është ruajtja e shëndetit publik”,- tha Zemaj.