MENU
klinika

Cila është tema e diskutimit?

Kryeministri mbledh në seli drejtuesit politik në qarqe

06.10.2020 - 16:23

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë në qarqe. Mësohet se takimit i tyre vjen në kudër të mbledhjes së përjavshme për organizimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Temë e diskutimit do te jete strategjia për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kujtojme se në datë 1 shtator, Rama bëri disa ndryshime duke rifreskuar disa qarqe.

Në Lezhë largoi Sandër Lleshajn duke rikthyer Lindita Nikollën, në Shkodër dërgoi Ilir Beqjan në vendin e Ditmir Bushatit, ndërsa qarkun e Kukësit ia besoi Safet Gjicit. Tirana, që ka numrin më të madh të mandateve do të drejtohet nga Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.