MENU
klinika

Zbulohet pjesëmarrësja e parë

Kur do të rikthehet në ekran “Kënga Magjike”!

07.10.2020 - 20:18

Festivali i përvitshëm i muzikës, “Kënga Magjike”, i drejtuar nga Ardit Gjebrea, sigurisht që s’do të mungojë as këtë vit!

Këngëtarët po përgatisin projektet e tyre për të na i prezantuar në fillim të festivalit, i cili edhe kësaj here do të vendosë në garë konkurruesit për të fituar çmimin e parë.

Së fundmi, është zbuluar edhe pjesëmarrësja e parë e “Këngës Magjike” e cila e ka bërë vetë të ditur këtë lajm.

Teksa i është përgjigjur ndjekësve në InstaStory, këngëtarja Orgesa Zaimi ka treguar se do të marrë pjesë këtë vit në festival.

Por cila është data në të cilën do të nisë “Kënga Magjike”? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Ardit Gjebrea.

“Në 21 mars 2012 fillojmë tek @edielashqiptare dhe në 29 maj përfundojmë finalen”– ka treguar ai krahas postimit.

Pra, mbetet edhe pak kohë për të pritur!