MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Lajçak: Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacion

15.10.2020 - 12:32

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, i ka bërë kërkesë të qartë politikanëve në Kosovë, që të implementojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“T’ju shpjegoj se marrëveshja për Asociacionin është arritur në Bruksel në vitin 2013 dhe pastaj më 2015, por nuk është implementuar. Është opinion i Kushtetutës. Duhet themeluar në pajtueshmëri me Gjykatën Kushtetuese. Duhet të diskutohet statuti në hapin e radhës.

Pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, marrëveshja fillon të implementohet pas nënshkrimit. Implementimi do të jetë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Për detaje për Asociacionin duhet dakorduar si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes. Nuk duhet të ketë mungesë e paqartësi për çështje në momentin e nënshkrimit. Implementimi fillon pas nënshkrimit. Duhet të kemi qartësi çfarë nënshkruajmë dhe çfarë po na thonë. E kemi vitin 2013 dhe 2015 dhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, në bazë të këtyre të përgatiten dokumentet dhe të diskutojmë. Partnerët u pajtuan se kjo do të diskutohet”, tha Lajçaku, raporton KOHA.

Lajçaku ka shtuar se Asociacioni duhet implementuar sepse thotë se është diskutuar dhe është pjesë e negociatave.

“Ne po negociojmë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Për mua nuk i bie ta përkufizojë çfarë i bie normalizimi. Kosova e ka bërë të qartë se si është normalizimi dhe Beogradi e ka bërë të qartë. Do të mundohem të gjejmë një normalizim. Jam të lehtësojë procesin. Nuk më bie të them çfarë është ajo. Nuk jam në pozitë të dua marrëveshje më shumë se Kosova dhe Serbia. Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje nuk do të ketë marrëveshje. Nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve pa Asociacion. Kosova e ka nënshkruar, Kuvendi e ka ratifikuar, Kosova duhet ta implementojë. Është pjesë e negociatave. Kur politikanët nuk duan ta rihapin tekstin, dhe ne nuk duam, por duam ta implementojnë atë që është premtuar. Është parim kyç të implementohet çdo gjë që është shkruar. Kjo është kyçe. Është diskutuar”, tha ai.