MENU
klinika

Ka vënë në skenë me dhjetëra shfaqje

Largohet Altin Basha/ Ja kush është regjisori i ri i Portokallisë

04.10.2020 - 18:29

Pak ditë më parë u dha lajmi se Altin Basha, regjisori prej 17 vitesh i programit “Portokalli” në Top-Channel është larguar përfundimisht nga ky spektakël.

Por kush do të vendoset në vend të tij?

Mësohet se regjisori i ri i “Portokallisë” do të jetë Indrit Çobani, i cili është një nga emrat më të sukseshëm të skenës dhe ekranit shqiptar. Aktualisht ai është regjisor dhe aktor në Teatrin Kombëtar dhe ka ka shkëlqyer me një gamë të gjerë në karakteret e konsideruara elitare si Makbeth, Engjejt e Amerikes, Familja Tot etj.

Po kështu, ai ka qenë regjisor i dhjetëra sektakleve dhe programeve televizive si Opinion, “6 dite pa ermalin”, “Thurje”, Çmimet Kult.

Çobani ka spikatur si aktor edhe në filmat “Ti Mund të Më quash Xhon” dhe “Dita zë fill”. Po kështu, ai ka edhe një eksperiencë në televizion nën drejtimin e formatit “180 Gradë” nga Jonida Vokshi në platformën Dixhitalb.