Shumë pak ditë i ndajnë tashmë reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxha, nga ardhja në jetë e bebushes.
Sara është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe si dhuratë ende pa lindur, reperi do t’i sjellë të bijës një këngë të përgatitur plot dashuri.
Kënga e tij titullohet “Si baba” dhe do të lançohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, ndërsa ne jemi të gjithë sy e veshë dhe mezi po e presim!
Mirëpo, ardhja e bebushit duket se po sjell ndryshime të mëdha në jetën e çiftit.
Burime për “Prive” kanë treguar se Ledri dhe Sara po zhvendosen drejt Gjermanisë, ku Sara ka jetuar prej kohësh.
Mësohet se partnerja e Ledrit do ta lindë atje bebushen dhe ende nuk dihet nëse kanë vendosur të jetojnë jashtë vendit, apo do të rikthehen sërish në Kosovë.
Pas publikimit të këngës “Si baba”, Sara i ka premtuar ndjekësve se do të publikojë më shumë foto nga festa e babyshower-it që mbajtën në oborrin e shtëpisë së Ledrit.