MENU
klinika

Një foto nga studio muzikore

Ledri Vula lajmëron projektin e ri

03.10.2020 - 14:13

Sigurisht që s’u mjaftuam vetëm me hitet e verës dhe kërkojmë sërish projekte nga Ledri!

Pas bashkëpunimeve me Capital T, Dafina Zeqirin dhe Lumi B, duam sërish muzikë të mirë dhe fatmirësisht reperi po na e plotëson këtë dëshirë!

Këto ditë, Ledri është futur në studio dhe po gatuan diçka të bukur, që shpresojmë ta dëgjojmë shumë shpejt.

Ai ka ndarë në InstaStory një foto nga studio muzikore teksa përgatit një këngë të re, ndërsa ne u bëmë kureshtarë nëse do të jetë solo apo bashkëpunim.

Ledri ende s’ka dhënë më tepër detaje, por ne jemi të bindur se kënga që po vjen ka për të qenë sërish një hit.

Përveç sukseseve në karrierë, reperi po shijon edhe ‘sukseset’ në jetën reale.

Shumë shpejt, ai dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër të një vogëlusheje të cilën po e presin me padurim.