Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G20, kanë rënë dakord në parim për një rrjet të përbashkët për t’i bërë ballë vendeve me të ardhura të ulëta që përballen me probleme me borxhin. Zyrtarët do ta përfundojnë rrjetin e ri në një takim të jashtëzakonshëm përpara se liderët e G20 të takohen muajin e ardhshëm.
Në një konferencë që ndoqi lajmërimin takimin e G20, ministri i financave i Arabisë Saudite tha se arritja e këtij rrjeti të përbashkët përbën një event historik në axhendën e borxhit ndërkombëtar. Ai shtoi se grupi i 20 ekonomive kryesore në botë ka bërë të pamundurën për të angazhuar investitorë privatë që të marrin pjesë në një iniciativë të lehtësimit të borxhit për vendet më të varfëra në botë.
“Ne i bëmë thirrje investitorëve privatë që të marrin pjesë, u angazhuam me ta për të siguruar se kemi koordinim në vendosjen e një rrjeti për pjesëmarrje vullnetare nga investitorë privatë”– tha Mohammed al-Jadaan. Arabia Saudite është vendi që do të mbajë takimin e G20 këtë vit. Zyrtarët e 20 vendeve kanë rënë dakord për të zgjatur ngrirjen në pagesat bilaterale të borxhit me 6 muaj dhe shprehën zhgënjim mbi mungesën e kreditorëve të sektorit privat në moratorium.