MENU
klinika

Kërkon falje dhe paguan dëmshpërblim

Loredana mbyll çështjen me çiftin zviceran

06.10.2020 - 16:13

Çështja kundër Loredanës, e cila akuzohej për zhvatje parash nga një çift zviceran, më në fund është mbyllur. Sipas gazetës “20 Minuten”, me kërkesë të njëra-tjetres, reperja dhe pala e dëmtuar ranë dakord për një dëmshpërblim.

Avokati mbrojtës i Loredanës shprehet i kënaqur me rezultatin e marrëveshjes ligjore:
“Ne jemi të lumtur që mundëm të arrijmë një marrëveshje të kënaqshme për të dyja palët. Gjëja më e rëndësishme është që Loredana dhe Petra Z. ishin në gjendje të flisnin me njëra-tjetrën dhe tani kanë përsëri një marrëdhënie të mirë.”

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Lucernit, Loredana pranoi, ndër të tjera, se në mënyrë të paligjshme është prezantuar si një avokate te çifti zviceran, për t’i zhvatur para.

Pas më shumë se një viti mosmarrëveshjesh, gjatë seancës dëgjimore të mbajtur së fundmi palët arritën një zgjidhje. Loredana i kërkoi falje palës së dëmtuar dhe mori përgjegjësinë e plotë për veprimet e saj të paligjshme. Ajo gjithashtu ra dakord t’i paguajë çiftit zviceran 400,000 franga dëmshpërblim.

Përveç kësaj, reperja dëmshpërbleu palën e dëmtuar për shpenzimet e gjyqit. “20 minuten” bën me dije se dëmi i shkaktuar u mbulua plotësisht dhe se pala e dëmtuar pranoi marrëveshjen dhe nuk ishte e interesuar në ndjekjen e mëtejshme të pretendimeve.