MENU
klinika

Raste me koronavirus

Mbyllet shkolla në Kosovë

19.10.2020 - 07:08

Nderpritet procesi mesimor ne nje shkolle ne Kosove, pas rasteve me COVID. Behet fjale per shkollen “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Komuna e Dragashit ka njoftuar se vendimi për mos mbajtjen e mësimit është marrë pas takimit dhe konsultimit që Task-forca në nivel të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë komunë kishte me Task-forcën e shkollës dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.

“Nesër ndërpritet procesi mësimor në “Ruzhdi Berisha” në Dragash deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK që pritet të arrijnë nesër pasdite. Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor. Gjithashtu ju njoftojmë se sot është bërë dezinfektimi i objektit “Ruzhdi Berisha”, thuhet në njoftim.

Komuna e Dragashit nuk ka dhënë më tepër detaje për rastet e dyshuara me koronavirus në shkollën “Ruzhdi Berisha”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e rasteve me COVID-19

Hoti kërkon kujdes maksimal

Përse është marr ky vendim?

Hyrja në Kosovë bëhet me pagesë