Sikundër na kishte premtuar Ledri Vula ka publikuar këngën e tij të re, titulluar ‘Si baba’ dhe dedikuar së bijës, e cila pritet të vijë në jetë së shpejti.
Ledri ka shpalosur në vargje të gjitha ndjesitë e tij, që nga mësimi i lajmit se do bëhet baba e deri tek mendimet e tij se si mund të jetë e vogla.
Ai numëron një sërë epitetesh për të, ndonëse ende nuk ka ardhur ende në jetë dhe mos kini dyshime se Ledri do jetë një super baba i dedikuar.
A mund ta shpallim dedikimin më të bukur të një reperi për të bijën ju lutem?
Kujtojmë se ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se çifti do shpërngulet në Gjermani së shpejti.
Sara prej kohësh ka jetuar në shtetin gjerman dhe duket se ka vendosur ta lindë atje bebushen por nuk dihet nëse kanë vendosur të jetojnë jashtë vendit, apo do të rikthehen sërish në Kosovë.