MENU
klinika

"Get well soon, Mr. President!"

Mënyra e veçantë e Kosovës për t’i uruar shërim të shpejt Presidentit Trump

06.10.2020 - 18:48

Presidenti I SHBA, Donald Trump është infektuar me Covid 19, sigurisht që ishte krye lajmi I çdo tabloidi dhe media botërore, po ashtu nuk kanë ngurruar edhe vendet e rajonit ti urojnë shërim të shpejtë presidentit.

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ sot nuk kishte anash saj reklama por banderola të mëdha ku I uronin shërim të shpejtë presidentit Trump.

Fotot e Presidentit janë publikuar nga iniciativa ‘Qytetarët e Kosovës për Trump.’

“Get well soon, Mr. President! You are in our thoughts.”

Trump u angazhua personalisht për të negociuar mosmarrëveshjet e Kosovës dhe Serbisë, dhe ka premtuar se do të ndihmoj të gjithë rajonin me investime gjigante.

Gjendja e tij sipas raportimeve është e stabilizuar dhe nuk ka paraqitur komplikacione, po ashtu ka një numër të madh të prekurish në Shtëpinë e Bardhë.