MENU
klinika

"Pacientët mjekohen në mënyrë të gabuar"

Mjeku italian: Nëse bëhen autopsitë e vdekjeve nga Covid-19 do të dalë gjithçka zbuluar

19.10.2020 - 07:16

Një mjek italian ka hedhur poshtë të gjitha teoritë dhe vendimet e marra mbi luftën kundër koronavirusit. Pasquale Mario Bacco shumë herë ka dalë në deklarata shokuese sa u përket të vërtetave mbi koronavirusin. Sipas tij ekzistojnë arsye të tjera që bota është sot në këtë gjendje pandemike të degraduar, por që mjekësia i fsheh. Jo vetëm kaq, ai ka hedhur hipoteza se mjekimi i përdorur deri më tani është i gabuar dhe ai po i vret pacientët dhe jo koronavirusi. Deklarata të forta ai ka bërë në Parlamentin italian, ndërsa së fundi ka hedhur dhe një video në Twitter. Në video mjeku thotë se në fillimet e Covid mjekët nuk lejoheshin të kryenin autopsitë e të vdekurve për shkak të virusit.

Këtu ai akuzon qeverinë italiane dhe ato në gjitha vendet që janë prekur se po kërkojnë të vrasin popullin me mjekim të gabuar, ndërsa ka treguar mjekimin më të thjeshtë dhe të disponueshëm për të gjithë për të kuruar koronavirusin. Ndaj për të disatën herë ai kërkon që viktimave të shpallura si të vdekura nga koronavirsui t’u bëhet autopsia dhe aty do të dalin të gjitha të vërtetat. Në të kundërt, sipas mjekut, kjo gjendje do të përfundojë vetëm atë herë kur qeveria të ketë arritur objektivat e veta të manipulimit mbi popullsinë. “Nëse do të ishte e mundur të kryheshin autopsitë, do të kishim kuptuar që protokolli terapeutik i përdorur në kujdesin intensiv ishte i gabuar. Në praktikë, ne kemi vrarë dhe është folja e saktë, pacientët e shtruar në spital për shkak të Koronavirusit, në kujdesin intensiv. Në vend që të përqendroheni në mpiksjen e gjakut në enë dhe në vend që të përdorni ilaçe anti-inflamatore, imunosupresantë, heparinë dhe të gjitha ilaçet që zvogëlojnë mpiksjen e gjakut, mjekët kanë luftuar pneumoninë intersticiale. Në të gjitha aspektet, pra, ishte një masakër e shtetit”, tha ai.

Virusi, një virozë e zakonshme

Mjeku Bacco idenë se, pacientët janë trajtuar në mënyrë të gabuar e ka shprehur edhe në Parlamentin italian. Sipas tij virusi nuk ka vrarë asnjë person, mjekimi i gabuar dhe ilaçet e gabuara po vrasin nga pak organet e pacientëve. Madje ai thekson që, koronavirusi është një virozë e zakonshme, por shteti po e hiperbolizon duke i kthyer mjekët në mjete që asgjësojnë popullin. “Theksoj se virusi nuk ka vrarë asnjë person. Ne kemi aplikuar terapi dhe protokolle, krejtësisht të gabuara. Nuk i ka vrarë njerëzit viroza, i kemi vrarë ne, u kemi dhënë sheqer në serume, u kemi djegur mushkëritë me oksigjenin që nuk duheshin përdorur, ndërkohë që ka ilaçe e terapi të thjeshta. Ne kemi vrarë njerëz. Mjekët janë kthyer në instrumente që sjellin vdekje. Nëse do të ishin lejuar autopsitë, do të shihnim gabime prej fëmije të bëra nga ne mjekët. Thjesht i kemi dënuar me vdekje këta njerëz. Është fshehur gjithçka nga media dhe politika e shitur. Kur themi të vërtetën nuk duhet të kemi frikë. Ende tani, jemi në një situatë terrori. Thonë se ka filluar vala e dyte e virusit, por le të lemë këto idiotësira. Është në qarkullim, vetëm një virozë e zakonshme”, deklaroi ai.

Situata në Itali

Ndërkohë edhe institucione të tjera shëndetësore në Itali shprehen se, situata nuk është aq rëndë sa raportohet nga qeveria dhe madje tregojnë se nuk ka vërdallë një virus të panjohur që po vret njerëz, por qeveritë po alarmojnë botën. Ditën e djeshme presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit në Itali, Franco Locatelli, tha për mediat italiane se, nuk ka vend për panik dhe se situata ndryshon shumë nga marsi e prilli, kur ishim në gjendje alarmante. Sipas tij nuk është e nevojshme kufizimi i lëvizjeve dhe as mbyllja e shkollave. “Numrat duhen parë me vëmendje dhe vigjilencë maksimale. Ne nuk jemi në një situatë paniku dhe as alarmi. Pothuajse të gjithë të infektuarit janë asimptomatikë. Ne kemi gati 700 njerëz të shtruar në kujdes intensiv, një numër që nuk është i krahasueshëm me pikun gjatë pranverës. Nuk mendoj se duhet të arrijmë në një shtetrrethim në mbrëmje për të kundërshtuar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit. Në Itali ne kemi mësuar të mbrohemi. Shkollat së pari. Shkollat, së bashku me punën dhe aktivitetet produktive. Është bërë një përpjekje e jashtëzakonshme dhe duhet të qëndrojnë hapur. Shkolla nuk jep asnjë kontribut në përhapjen e virusit”, deklaroi ai.