MENU
klinika

Nga takat e larta tek atletet sportive...

Moderatoret që guxuan me daljet e tyre në program

27.10.2020 - 10:45

Një nga trendet që prezantueset shqiptare kanë sjellë vitet e fundit ka qenë ajo e daljes në skenë me atlete, duke zbuluar për publikun një anë tjetër mjaft sportive të tyre.

Midis emrave që kanë guxuar duke u shfaqur ndryshe nga pamja që audienca është mësuar t’i shohë, ka qenë Bieta Sulo, Alketa Vejsiu, Fatma Methasani, Albana Osmani e Bora Zemani.

Bieta Sulo ka guxuar në sezonin e parë të programit të ‘Ftesë në 5’, aty ku herë me kominoshe dhe herë me veshje ‘casual’ ka zgjedhur ta plotësojë ‘look-un’ me atlete në ngjyrë të bardhë.

Alketa Vejsiu i surprizoi të gjithë në sezonin e shkuar të programit ‘Në kurthin e Piter Pan’ ku zgjodhi që kostumin në ngjyrë rozë ta kombinonte me atletet në të njëjtën ngjyrë të firmës ‘Balenciaga’.

Fatma Methasani guxoi duke u shfaqur çdo ditë në ekran me ‘conversa’, duke u identifikuar më pas gjithmonë nga ato.

Albana Osmani në rolin e opinionistes në ‘Top Show Magazine’ kombinoi disa herë fustanin e gjatë me atlete sportive, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me këtë zgjedhje.

Bora Zemani ka ndarë së fundmi disa foto nga studio e ‘Përputhen’ me atletet sportive duke pohuar se jo vetëm zhurma e takave tërheq vëmendjen./revistawho.com

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN