MENU
klinika

Rëndohet gjendja e tyre shëndetësore

Naftëtarë e Ballshit, shtatë ditë në grevë!

04.10.2020 - 09:52

Kanë kaluar një javë që kur naftëtarët e Ballshit janë futur në grevë urie.

Situata e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet. Kujtojmë që pak ditë më parë një prej tyre u shtrua në spital për shkak të gjendjes së tij.

Ndërsa të tjerët kanë refuzuar ndihmën nga mjekët pasi thonë që reagimi i tyre ka qenë me vonesë.

Në anën tjetër nuk ka ende një reagim institucional mbi kërkesat e naftëtarëve. Ata kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura si dhe rifillimin e punës në uzinë.