MENU
klinika

Reagimi pas publikimit të videos nga ministri serb

“Nëse do të kishte gjykatë serioze, Daçiç do të ishte në burg”

03.10.2020 - 10:18

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka reaguar ndaj një video ku politikani serb, Ivica Daçiç, flet për serbët të cilët po tregojnë vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve, shkruan Gazeta Express.

Zyberaj ka thënë se nëse do të kishte ndonjë gjykatë serioze që do të merrej me krimet e luftës, atëherë Ivica Daçiç do të duhej të ishte në burg, dhe jo duke kërcënuar dëshmitarët.

“Ministri serb i Punëve të Jashtme dhe lideri i SPS-it të Millosheviçit, Ivica Daçiç, tregon realitetin që ndodhi në Serbi për shkak të mungesës së denazifikimit nga elementët e Millosheviçit.

Daçiç e di qartë se ku janë personat e zhdukur nga Kosova sepse SPS orkestroi transportimin dhe fshehjen e shqiptarëve të vrarë nga ushtria dhe policia serbe.

Sot, nëse do të kishte një gjykatë serioze që merret me krime lufte në Kosovë, Ivica Daçiç do të ishte në burg dhe nuk do të kërcënonte dëshmitarët”, ka shkruar Zyberaj.

Lidhur me videon e Daçiç ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Serbia ende vazhdon të drejtohet nga mendje gjenocidale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Flisni budallallëqe!"

Daçiç nervozohet me serbët!