MENU
klinika

Rikthehet në krye Ilirljan Celibashi

Ngrihet KQZ e re/ Cilët janë anëtarët e përzgjedhur me vota?

05.10.2020 - 15:00

Kuvendi i dha sot dritën jeshile ngritjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili do të jetë organi përgjegjës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Me vota maksimale, deputetët votuan në krye të institucionit më të rëndësishëm të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, figurë e cila mori edhe pëlqimin e opozitës jashtë parlamentare. Deputetët e pranishëm në seancë i dhanë besimin me 106 vota pro, Ilirjan Celibashit në postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ilirjan Celibashi vjen nga një eksperiencë vjen nga një eksperiencë e gjatë si jurist i spikatur dhe me adrministrimin e zgjedhjeve.

Kujtojmë se ka drejtuar KQZ në periudhën 2001 – 2006, ku përgatiti dhe administroi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2001 dhe 2005, si dhe Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2003. Në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, të 23 qershorit 2013, z. Celibashi u zgjodh deputet i Qarkut të Fierit, për Partinë Socialiste, ndërsa mori postimin e Ministrit të shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Krah Celibashit, në postin e nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Kuvendi votoi sot me 105 vota pro, znj. Lealba Pelingu, drejtuese e departamentit antikorrupsion në PD. Emra të njohur gjithashtu janë miratuar edhe në përbërje të Komisionit të ri Zgjedhor, ndër to edhe avokati i njohur Ledio Braho. Kujtojmë se Braho ka bërë mbrojtjen e ish-deputetit Ervin Salianji në cështjen e njohur si dosja “Babale”.

Pjesë e listës së re përbërëse janë edhe Elvis Çefa ish-nën kryetar i KLD, si edhe Helga Vukaj , ish ministre e Financave në qeverinë teknike të 2017, e cila ka punuar për vite me radhë në administratën e lartë shtetërore, duke mbajtur poste nga më të ndryshmet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjidhet kryekomisioner me 106 vota pro

Ilirjan Celibashi rikthehet në krye të KQZ!