MENU
klinika

Zgjidhet kryekomisioner me 106 vota pro

Ilirjan Celibashi rikthehet në krye të KQZ!

05.10.2020 - 13:08

Ilirjan Celibashi do të jetë kryetari i Komisionit të ri Zgjedhor, pas miratimit të ndryshimeve të kodit zgjedhor në Parlament.

Celibashi ka marrë 106 vota pro, mjaftueshëm për t’u emëruar kryekomisioner i KQZ-së së re.

Ilirjan Celibashi ka mbajtur postin e kreut të KQZ-së më herët gjatë periudhës 2001 – 2006.

Ai tha se “interesi për ta zhvilluar ndryshe karrierën profesionale” ishte shtysa e parë që e nxiti për të kandiduar në këtë post.