Komuna e Avellas-s në Itali ka vendosur karantinën me qëllimin për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19. Mësohet se urdhëri është lëshuar me datë 22 tetor nga kryetari i bashkisë së Avella-s, Domenico Biancardi.
Ky urdhër do të jetë në fuqi deri më 2 nëntor, një afat që mund të shtyhet edhe më tej.
Bëhet me dije se ndalohet hyrja ose largimi nga zona e komunës, përveç rasteve kur aprovohet se ështe e domosdoshme, duke specifikuar rastet për punë, spital apo për tu furnizuar me produktet ushqimore bazë.
Urdhri pezullon demonstratat, festat, eventet dhe çdo forme takimi në publik (sheshe, parqe publike) ose private (shtëpi të të tjerëve), madje edhe të një natyre kulturore, rekreative, sportive dhe fetare (përveç shërbesave fetare të planifikuara tashmë, por me vetëm me familjen); mbyllja e shërbimeve arsimore për fëmijët e vegjël dhe e shkollave të të gjitha niveleve, publik dhe privat, si dhe të institucioneve të arsimit të lartë.
Italia në 24 orët e fundit ka përsuar një rritje të rasteve të reja me Covid-19. Vendi ka regjistruar 19.143 të infektuar përgjatë kësaj kohe, ndërsa janë shënuar plot 91 viktima. Shifra e personave të shëruar ka shkuar në 2352.
Italia është njëri prej vendeve më të prekura me 484 869 të infektuar që nga nisja e pandemisë dhe me 37 059 viktima. Vendi po përballet sërisht me një mbyllje të dytë, ku vetëm ditët e fundit më shumë se 5 qytete kanë ndaluar qarkullimin.