MENU
klinika

Prej 9 ditësh i shtruar në spital

Një tjetër mjek humb betejën me Covid

05.10.2020 - 08:23

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për mjekun nga Skrapari Esat Pashaj.

Mjeku Pashaj e humbi betejën me Covid në moshën 72-vjeçare.

Doktori ishte shtruar prej 9 ditësh në spitalin në Tiranë dhe ndodhej në terapi intensive.

Dr.Esat Pashaj ishte edhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN