MENU
klinika

Nga Fadil Maloku

O Zotëri President i Serbisë! Nëse, s’mund të mirresh me “budallaqet e Prishtinës”, atëherë do merresh me pasojat e shprishjes së Kushtetutës sonë aktuale

14.10.2020 - 10:15

O Zotëri President i Serbisë! Nëse, s’mund të mirresh me “budallaqet e Prishtinës”, atëherë do merresh me pasojat e shprishjes së Kushtetutës sonë aktuale. Sepse, thjesht, s’jemi në kohën e kralevinës.Lista “Srpska”i paska qu selam Dulles se nëse s’fillon me u realizu Asociacionin e bashkëautorëve Thaç&Mustafa (ku i pari pranoi, e i dyti nënshkroi) do ikën nga koalicioni aktual qeveritar!Po mirë more, ikni se edhe ashtu Ju prej fillimit ishit vetëm një “kal Troje” në gjitha qeveritë e pasluftës. Asgjē mē shumë!

E Unë po u them që këte “ikje” Tuajën e kemi ditur që nga fillimi i negociatave të cilat kinse teknike, na u “shitën” si politike. Ama, Ju të Listës “Srpska”, por, edhe Presidenti i Juaj Aleksandër Vuçiq, para se edhe de facto të ikni nga kjo Qeveri konjukturale, duhet të na japni ca argumente;

DEMOGRAFIKE (serb keni vetëm 3% në Kosovë!?) ; POLITIKE (ma gjeni vetëm një komunitet etnik, në botë që ka përfaqësim me superdiskriminim pozitiv kaq të lartë!?);

GJEOGRAFIKE (Ju mendoni që me 3% demografi, u takon 25% teritorr të Kosovës!?);

USHTARAKE; (me Rezoluten 1244, Ju definitivisht keni pranu të largoheni nga “djepi”, e “Jerusalemi i Juaj”)

KULTURORE (ky argument më shumë na shkon neve në favor.Sepse, gjitha kishat që pretendoni se i takojnë ortodoksisë Suaj, në fakt ishin kisha dardane);
Mund t’u numëroj edhe tjera argumente…? Por, po besoj, që ekipi i Abdullah Hotit i disponon edhe argumentet tjera “teknike”,që i nënshkroi Isa Mustafa..!
Se për këto të mijat, topi s’i luan!