Komisioni i ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme koalicionet parazgjedhore me listë unike kandidatësh. Socialistët votuam të gjithë pro, ndërsa anëtarët e opozitës parlamentare në Komisionin nuk votuan sepse e braktisën atë.
“Formula që kemi pasur është formulë arkaike. Nuk e ka asnjë vend. Ai favorizonte një grupim partish përballë një tjetri. Këtu partitë garojnë njëlloj. Në momentin që kemi hapur listat, partitë trajtohen njëlloj. Koalicioni do trajtohet si një subjekt i vetëm. Koalicioni depoziton listën 50 ditë si partia politike”, tha Gjiknuri.
Gjatë diskutimeve në Komision, deputeti socialist ka qenë disi “i paqartë” me propozimin e ri të PS, sipas të cilit kryetari i partisë apo udhëheqësi i koalicionit mund të kandidojë njëkohësisht në katër qarqe. “Pse bëhet ky përjashtim për kryetarët e partisë? Ai është i fortë. Pse është frikë mos fiton kryetari në një qark të caktuar? Është jo korrekte. Fyese për të gjithë armatën e madhe të atyre që do kandidojnë”, tha Fino.
Ndërkohë, socialisti tjetër Adnor Shamet tha se kjo ishte kërkesë e partive të tjera. “Nuk ka të bëjë me kryetarin e partisë sonë apo partive të mëdha, por është kompromis me subjektet e tjera, kryesisht të partive të reja. Është propozim i opozitës parlamentare”, tha ai.