MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Pandemia, shtyhen 3 ndeshje të Euroleague

21.10.2020 - 12:33

Nuk është vetëm futbolli në hall nga pandemia, por thuajse të gjitha sportet. Tri ndeshje të Euroleague në basketboll për meshkuj të planikuara për t’u luajtur këtë mesjavë janë anuluar si pasojë e pandemisë Covid 19.

Në fakt, skuadra e Zenit St.Petërburg nuk i ka luajtur edhe dy ndeshjet e fundit, pasi nuk arrin të ketë minimum 8 basketbollistë në dispozicion për të zbritur në fushë, sipas rregullores. Skuadra ruse do të mungojë edhe në takimin e radhës, atë ndaj Armani Milano dhe për momentin ndeshja do të konsiderohet 20-0 në tavolinë për italianët, deri në një vendim të dytë.

Po ashtu, është shtyrë edhe ndeshja mes turqve të Anadolu Efes dhe francezëve të Villeurbanne, pasi skuadra mike ka shumë lojtarë pozitivë me koronavirus, duke mos udhëtuar dot për në Turqi.

Ndeshja e tretë e shtyrë është ajo mes gjermanëve të Alba Berlin dhe spanjollëve të Baskonia Gasteiz. Skuadra gjermane ndodhet në karantinë si pasojë e rregullave të vendosa nga autoritetet shëndetësore kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezoni u mbyll në 100 ditë

NBA shmangu 1.5 miliardë dollarë humbje


Katër futbollistët që përfundojnë në tribunë

Ndryshon lista e Silvinjos për Ukrainën

Shqipëria konsiderohet sërish jofavorite

Si e kuotojnë bastet ndeshjen me Ukrainën