MENU
klinika

Merr titullin princeshë në moshën 52-vjeçare

Pas 2 dekadash zbulohet vajza e fshehtë e mbretit

02.10.2020 - 19:04

Një ditë ëndrrat mund të bëhen realitet dhe të zgjoheni me një titull mbretëror. Vajza e fshehtë e ish-mbretit belg Albert II ka fituar betejën ligjore për titullin mbretëror dhe tashmë njihet zytarisht si Princesha e Belgjikës.

Gjykata e Apelit në Belgjikë vendosi që vajza biologjike e mbretit, Delphine Bowl, të merrte titullin njësoj si tre fëmijët e tjerë të tij. Madje edhe dy fëmijët e saj, Josephine dhe Oscar, do të njihen si princi dhe princesha e Belgjikës.

Bowl është një skulptore 52-vjeçare dhe në 2013-tën ajo nisi një gjyq që mbreti, i cili tani është 86 vjeç, të njihej si babai i saj. Ajo ngriti pretendimet se Albert II kishte pasur një aferë seksuale me nënën e saj, që përfundoi me lindjen e Delphine në 1968. Mbreti nuk i pranoi pretendimet për 7 vite me radhë dhe refuzoi t’i nënshtrohej testit të ADN-së pavarësisht urdhërit nga gjykata.

Majin e shkuar gjykata vendosi që ish-mbreti të paguante një gjobë ditore prej 5 mijë eurosh, derisa ai pranoi të bënte testin. Më pas në muajin janar ai konfirmoi se ishte me të vërtetë babai biologjik i Bowl. Tashmë Bowl do të marrë mbiemrin e babait “Saxe Cobourg”.